Një episod i veçantë ka ndodhur në volejbollin italian. Lara Lugli mbeti shtatzënë dy vite më parë, klubi ndërpreu kontratën me të dhe në momentin që kjo e fundit kërkoi rrogat e prapambetura, atëherë u padit nga klubi, që i kërkoi edhe dëmshpërblim.
“Mbeta shtatzënë më 10 mars të vitit 2019, lajmërova menjëherë klubin e Volley Pordenone dhe ata ndërprenë bashkëpunimin me mua. Më 8 prill humba fëmijën për shkak të një aborti spontan. Pas dy vitesh, unë marr vesh që jam paditur nga klubi që kërkon dëmshpërblim, kjo për shkak të kërkesës time për të marrë rrogën e fundit të shkurtit.
Nëse një grua mbetet shtatzënë, ajo nuk mund të dëmtojë askënd dhe nuk duhet të kompensojë askënd. Partneri im dhe unë e humbëm fëmijën, ky është i vetmi faj i yni, të tjerat janë vetëm gjëra koti dhe poshtërsi e mendjes“, shkruan Lugli në rrjetet sociale. /abcnews.al


