Humb jetën nga koronavirusi gruaja nga Samdraxha në Kosovë

schedule20:00 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:00 - 24 Korrik, 2020

Një paciente me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook,drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë i prekura me sëmundjen COVID-19, K.M., nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese”, njoftoi Kuqi.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!”

“Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi është kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”, vijon më tej postimi.

Kujtojmë këtu se në 24 orët e fundit, janë konfirmuar në vend 213 raste pozitive me koronavirus dhe gjashtë viktima.

Kjo është viktima e shtatë, e regjistruar të premten. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!