Humb jetën këmbësori që u përplas nga makina në Lezhë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

schedule16:55 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 16:55 - 6 Dhjetor, 2021

Këmbësori që u përplas nga një makinë pasditen e së hënës në Lezhë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën  rurale të fshatit Torovicë, Lezhë. Këmbësori me iniciale N.S., është përplasur nga një automjet tip “Benz” kurse drejtuesi njoftohet se ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit. /abcnews.al/