Humb jetën elektriçisti dhe tekniku i ashensorit pas aksidenteve në punë

schedule21:29 - 30 Nëntor, 2017

schedule 21:29 - 30 Nëntor, 2017

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Fier dhe në Durrës. Një elektriçist humbi jetën në Fier pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ndërsa në Durrës një 28 vjeçar ra nga një lartësi teksa po montonte ashensorin në një pallat.

Një defekt në një kabinë elektrike i mori jetën elektriçisti në Fier.
Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në fshatin Kurjan.
50 vjeçari Sadri Vringa ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rikthyer dritat në zonë dhe sapo ra në kontakt me energjinë gjeti vdekjen.
Një tjetër aksident gjatë punës ka ndodhur në Shkozet të Durrësit.
Një teknik teksa po montonte ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër në lagjen në 14 ka rënë nga lartësia.
Menjëherë, 28 vjeçari u dërgua në spital, por nuk pati mundësi shpëtimi për të.
Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja e tre mjeteve në aksin rrugor Skuraj – Rrëshen, në afërsi të Rubikut.
I lënduari ndodhet në spitalin e Rrëshenit jashtë rrezikut për jetën.

Tek “Kthesa e Cërrikut” në aksin rrugor Elbasan-Peqin u përmbys një kamion.
Mjeti i tonazhit të rëndë duket se humbi ekuilibrin dhe është batuar në anë të rrugës.
Nga aksidenti u krijuan për disa minuta radhë të gjata në këtë segment.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata me automjete.
Shoferi ka shpëtuar me dëmtime të lehta.
Shkak i aksidentit dyshohet rrëshqitja për shkak të motit me lagështirë./abcnews.al

 

https://youtu.be/3JfG1BcPx2w

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!