Humb jetën 66-vjeçarja, shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

schedule22:13 - 8 Prill, 2020

schedule 22:13 - 8 Prill, 2020

Një grua 66-vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ministria sqaron se viktima ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.