Humb jetën 64-vjeçari, viktima e parë nga Covid-19 në Kamenicë

schedule14:54 - 17 Korrik, 2020

schedule 14:54 - 17 Korrik, 2020

Një 64-vjeçar me koronavirus nga Kamenica ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati me anë të një postimi në Facebook.

Në postimin e tij, Kastrati shkruan se i ndjeri ishte nga komuniteti serb ndërsa kjo, sipas tij, është është vdekja e parë e shënuar në komunë nga Covid-19.

“I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve. Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetëdijësoj të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore”,  shprehet Kastrati.

Postimi i plotë:

Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve.

Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijësojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore.

Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush.

Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes! /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!