Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Fjalimi i Ramës në Bordin e Paqes/ Mërtiri: E përdori për të përfituar personalisht. Muça: E ngriti në piedestal faktorin shqiptar

schedule20:32 - 19 Shkurt, 2026

schedule 20:32 - 19 Shkurt, 2026

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes për Gazën, gjatë një interviste në emisionin Real Story në ABC News.

Sipas Mërtirit, Rama e shfrytëzoi këtë forum ndërkombëtar për përfitime personale politike, duke synuar të pozicionohej përballë ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe njëkohësisht të artikulonte mesazhe në funksion të faktorit shqiptar

Nga ana tjetër, gazetari Flogert Muça e sfidoi këtë qëndrim, duke sugjeruar se kryeministri ngriti në piedestal faktorin shqiptar. Megjithatë, analisti argumentoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në një forum ku, sipas tij, mungonin shumë vende të Bashkimit Europian, e vendos vendin në një pozicion të diskutueshëm në raport me partnerët europianë.



Ergys Mërtiri: Për mua Rama shkoi për të përfituar personalisht dhe e dha goditjen. Në dy kahe donte që të peritonite, si ta bëj Trump që të mbështesë mua. Nga ana tjetër ai pati një golf që bëri në kuadër të faktorit shqiptar. Bëri krahasimin e ish-krerëve të UÇK dhe përballjen e Trump me drejtësinë nga i njëjti prokuror. Rama e përdori rastin për t’u shërbyer dhe duke u shërbyer atyre përfiton edhe vetë personalisht. Nuk bëri ndonjë gjë të madhe për ne si popull.

Flogert Muça: Pse nuk thua që Rama ngriti në piedestal faktorin shqiptar.

Ergys Mërtiri: Fakti që një pjesë e madhe e vendeve të BE nuk janë bërë pjesë, na bën që të dukemi si delja e zezë dhe servilë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!