Humb jetën 18-vjeçarja në Koplik, dyshimet e para

schedule18:14 - 9 Nëntor, 2023

schedule 18:14 - 9 Nëntor, 2023

KOPLIK- Një 18-vjeçare nga Kopliku i ka dhënë fund jetës, pasditen e kësaj të enjteje. Policia thotë se reja dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Mesditën e sotme, shtetasja 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!