Një 48-vjeçar nga Berati hipi në mesditë në tarracën e pallatit ku banon në lagjen “22 Tetori” duke kërcënuar se do vetëflijohej.
Ardian Dardha një ditë më parë është nxjerrë nga banesa nga pronari I apartamentit. Sipas policisë nuk ka shlyer qiranë. Pas negociatave me policinë pas 2 orësh u bë e mundur zbritja e 48 vjecarit nga tarraca.
Dardha është i pastrehë. Bashkia e Beratit i paguan qiranë prej tre vjetësh. Burime nga bashkia sqarojnë se kontrata me pronarin e apartamentit ku banonte, Ardian Dardha ka përfunduar tre muaj më pare dhe i është një ambient tjetër për tu strehuar.
Ai nuk ka shkuar tek vendstrehimi I ri. Dyshohet se 48 vjecari vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe pretendon se apartamenti është i veti.
./abcnews.al