Hoxha: Ngjarja me prokurorin një simbol për të shkundur shtetin shqiptar

schedule22:32 - 6 Nëntor, 2019

schedule 22:32 - 6 Nëntor, 2019

I kanë të gjitha mundësitë që të hetojnë, kjo nuk është një ngjarje që ndodh çdo ditë, kështu shprehet gazetari Hoxha për atentatin që u bë ndaj Prokurorit Arjan Ndoj.

“Pse drejtorët e hipotekave në Shqipëri mbrohen me masa atë larta sigurie, nga kush kanë frikë”, është pyetja që ngre Hoxha. Sipas tij ngjarja me prokurorin është një simbol për të shkundur shtetin shqiptar. Kryeministri para se të bëjë ligjin special duhet të merret me administratën e tij njëherë”, – tha Hoxha.

“Janë një seri ngjarjesh që kanë ndodhur, kjo ishte e paralajmëruar. Nëse hapim kronikën e viteve të fundit në këtë aks rrugor kanë ndodhur të gjitha ngjarjet pa autorë. Kemi arritur në një pikë ku me të vërtët duhet të shkundet shoqëria sepse politika nuk shkundet më, politika është brenda”, u shpreh Hoxha./abcnews.al