Hoti, apostulli i Rugovës: Vetëm marrëveshje përfundimtare me Serbinë (Intervista në Abc News)

schedule20:24 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:24 - 14 Tetor, 2020

Nga Linda Karandaku

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është qartë një apostull dhe adhurues i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Hoti pohoi në një intervistë ekskluzive për emisionin Ballkan, se Rugova mbetet president historik i Kosovës dhe shqiptarët e kanë idhull atë. Kryeministri I LDK-së, partia e presidentit të ndjerë Rugova, ka pasur përvojë në institucionet e Kosovës që nga viti 2006, por nuk ka qenë i përfshirë në negociatat e mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe as në takime të nivelit të tillë të lartë si ai me presidentin Trump.

Lexo edhe: Dialogu me Serbinë, Hoti: Jo zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione

Nuk është që kam ndonjë përvojë në takime të tilla. Vërtetë që ishte përvojë e veçantë. Por kur e mora mandatin si kryeministër, e mora në një kohë bukur, të vështirë. Do të thoja në një periudhë të izolimit të plotë të vendit nga partnerët tanë ndërkombëtarë. 

Lexo edhe: Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

I dakorduam me miqtë tanë disa veprime që duhet ti bënim ne si qeveri, në mënyrë që të na hapej rruga, edhe për Uashington, edhe për Bruksel, edhe për investime, edhe për cështje të tjera. Pra që të lëviznim përpara si një shtet normal që aspiron integrimin euro-atlantik” tha ai.

Hoti thekson se në fillim të mandatit ka marrë vendime të vështira, jo populiste.  “Takimi në Uashington ishte edhe rezultat i këtyre veprimeve që bëmë”.

Lexo edhe: Largimi i Vjosa Osmanit? Hoti: Partia e ka privilegjuar, një ditë do kthehet, derën e ka hapur

Kryeministri I Kosovës pranon se marrëveshja në Uashington nuk ishte perfekte, por thekson përfitimet e vendit nga ajo marrëveshje. “U desh ndoshta një shtytje e madhe nga Uashingtoni për BE-në, edhe për dialogun që është duke ndodhur në Bruksel, dhe vëmendja e presidentit Trump ka qenë në këto, pra cfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të nxisin bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. 

Nuk po them që ti bëjnë vende të varura nga njëra-tjetra, por të hyjmë në projekte të mëdha që i lidhin fuqishëm ekonomitë tona, dhe jo vetëm këto dy ekonomi, por edhe regjionin në tërësi”.

Hoti është i kënaqur me takimin e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, në Tiranë, dhe marrëveshjet e arritura. Por pohon se marrëveshja për portin e Durrësit, që do ti jepte Kosovës një dalje në det, nuk është finalizuar ende.  Ai konfirmon se bëhet fjalë për aspekte teknike, kushtetuese dhe ligjore.

Kemi diskutuar gjerësisht, nuk e kemi finalizuar ende, sepse nuk arritëm ta përfundojmë që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje për portin e Durrësit, janë edhe disa detaje që duhet ti definojmë pak më mirë sesi një pjesë e portit të Durrësit të jetë në dispozicion për transportin e mallrave nga Kosova…”. Kryeministri i Kosovës konfirmon gjithashtu se brenda disa javësh, do ta presë kryeministrin e Shqipërisë në Prizren. /db/Abcnews.al