Hoteli përfshihet nga flakët në Sarandë, nuk pati të lënduar

schedule08:32 - 13 Nëntor, 2018

schedule 08:32 - 13 Nëntor, 2018

Zjarri që ra në katin e parë të një hoteli në Sarandë ka krijuar panik jo vetëm te klientët, por edhe banorët e lagjes numër 4. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendgjarje dhe bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Nga të dhënat e para mësohet se vatra e zjarrit ka qenë në ambjentet e personelit dhe më pas është përhapur në të gjithë katin. Flakët kanë arritur deri sipër godinës. Për fat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!