Hotelet plot me turistë/ Vetëm sot mbërritën 2200 persona nga porti i Vlorës

schedule12:20 - 12 Gusht, 2023

schedule 12:20 - 12 Gusht, 2023

 

Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara në Evropë këtë vit. E cilësuar si “Maldivet Evropës”, vendi ynë po pret një fluks turistësh nga shumë vende të Evropës dhe botës, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar dhe jo vetëm.

Në qytetin e Vlorës vetëm ditën e sotme kanë zbarkuar 2200 persona, ndërsa sipas operatorëve turistike, hotelet janë në kapacitet maksimal, po ashtu edhe ambientet e përshtatura për qira ditore.

Sipas gazetarit të ABC News, Elton Nika deri më tani jemi me mbi 20% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Ndryshe nga vite me parë ku pushuesit në vendin vinin kryesisht nga lindja, tanimë një numër i konsiderueshëm vjen edhe nga perëndimi.

“E konfirmuar nga operatorët turistik, hotelet në qytetin e Vlorës janë në kapacitetin maksimal. Jo vetëm hotelet, por edhe ambientet me qira ditore, janë në kapacitet maksimale.

Sipas operatorëve turistikë jemi në atë pritshmëri që pritej. Deri më tani jemi mbi 20% krahasuar me një vit më parë.

Këtë vit, ndryshe nga më parë kur kishte turistë kryesisht nga lindja, ka edhe turistë nga Perëndimi. Kryesojnë italianët, por edhe spanjollë dhe Gjermanë” tha gazetari.r.t/abcnews.al