Horror në Greqi, gruaja gjendet e vdekur pas dy muajsh në shtëpi

schedule15:43 - 10 Qershor, 2022

schedule 15:43 - 10 Qershor, 2022

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete në Lamia të Greqisë.

Autoritete vendase dyshojnë se gruaja ka qenë e vdekur prej dy muajsh në shtëpinë e saj, ndërsa u gjet nga policia ditën e sotme, 10 qershor.

Si arriti policia në shtëpinë e 67-vjeçares fatkeqe

15 ditë më parë fqinjët kishin kuptuar se diçka nuk shkonte me shtëpinë e së moshuarës, pasi nga banesa e saj vinte një aromë e pakëndshme, raportojnë mediet lokale.

Në fillim fqinjët menduan se aroma vinte nga mbeturinat që e moshuara kishte lënë pa hedhur në kosh.

Por kur konstatuan se aroma nuk po largohej dhe se e moshuara nuk ishte dukur prej ditësh, fqinjët njoftuan policinë, e cila gjeti trupin e pajetë të 67-vjeçares.

Sipas dëshmive të fqinjëve, 67-vjeçarja fatkeqe ka qenë një person i mbyllur, që jetonte vetëm dhe që nuk kishte shoqëri me asnjë person nga lagjja ku jetonte./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!