Horoskopi 2 dhjetor, pas tensioneve e debateve sot do të merrni frymë

schedule07:01 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 07:01 - 2 Dhjetor, 2020

Dashi

Ju jeni njerëz të thjeshtë prandaj keni mungesë taktike në lidhje me marrëdhëniet me njerëzit dhe shpesh herë kjo është arsyeja pse njerëzit ju distancojnë. Kjo gjë mund t’iu lëndojë në disa raste. Këtë ditë të mërkurë shumë lojëra do të bëhen mbi kurizin tuaj, tregohuni më të shkathët dhe merreni situatën në dorë. Disa momente me njerëzit tuaj më të dashur do t’ju lumturojnë pa masë.

Demi

Jeni elokuentë në të folur dhe jeni të arsyeshëm, mirëpo këto atësi tuaja mund të mos dalin në pah për shkak të pasurive që ju keni. Të dashur Dema tregojeni veten se kush jeni, mundohuni të shkoni pas rrymës dhe lëreni veten të lirë.  Eksperiencat do t’iu mësojnë më shumë se sa krenaria juaj.

Binjakët

Edhe pse do të keni kundërshtime sot nga pothuajse të gjithë personat që keni afër vetes me forcën që keni do të jeni në gjendje t’i përballoni. Sot është dita për të përfunduar atë që keni kohë që doni ta bëni sepse askush nuk mund t’iu ndalojë. Në lidhje me partnerin ka ardhur momenti që lidhja juaj të shkojë në një stad tjetër, flisni me të dhe filloni të merrni vendime për të ardhmen bashkë.

Gaforrja

Në përgjithësi kjo e mërkurë duket një ditë tepër e komplikuar. Ju mund të ndryshoni shtëpi ose punë. Mos u mërzisni, diçka po ndryshon. Sot do të merrni ndihmë fshehurazi nga një njeri që ju do të mirën. Kapni dorën e atij që ja u zgjat dhe çdo gjë do të shkojë më së miri. Mbajini veshët dhe sytë hapur për të kapur çdo mundësi që mund t’iu vijë.

Luani

Besojini instinkteve sot. Edhe nëse një i afërm nuk është dakord me ju dhe ndjek një rrugë tjetër, ju duhet të mbani drejtimin tuaj.Do të jetë një vendim i vështirë, por duke marrë parasysh përfitimet që do të ketë në fund nuk duhet të tërhiqeni.

Virgjëresha

Sot mos kërkoni gjëra të pamundura në dashuri sepse rrezikoni të mbeteni vetëm. Kënaquni me aq sa keni dhe mos pretendoni shumë gjëra të cilat vetë partneri juaj nuk mund t’jua ofrojë.  Në planin financiar situata do jetë e ekuilibruar. Planetet do ndikojnë pozitivisht tek financat tuaja, do i lejoni vetes një kujdes për fytyrën dhe trupin.

Peshorja

Mos lejoni ndjesinë e plogështisë që t’ju pengojë në ngjarjet e ditës së sotme. Edhe ju vetë e prisnit që diçka do të ndodhte dhe se nuk shkon, epo është më mirë që të përballeni me të vërteta të hidhura sesa me gënjeshtra të bukura. Mos kini problem kur vjen puna tek situata financiare, do të përmirësohet gradualisht.

Akrepi

Këtë ditë të mërkurë ju të dashur akrepa do të  përballeni me shumë kaos dhe do të ndiheni mjaft konfuzë.  Merrni kohën tuaj dhe ndiqni trendet e kohës. Ndryshimi është i pashmangshëm dhe kjo do të rrisë kapacitetin tuaj për të vendosur vetë të ardhmen.

Shigjetari

Reflektoni njëqind herë sot para se të merrni vendime në jetën tuaj në çift sepse behet fjale për te ardhmen tuaj. Nëse gaboni sot do vuani edhe nesër. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Sot bëni mirë ti kushtoni më shumë vëmendje interesave tuaja.

Bricjapi

Ju mungon qetësia shpirtërore këto ditë. Merrni më shumë kohë për veten tuaj. Një vrap në natyrë mund ta ndryshojë gjendjen tuaj emocionale. Ju ndodh shpesh të mbyllni sytë para problemeve në çift në mënyrë qe te mos e prishni marrëdhënien me partnerin, mirëpo sot gjerat do jene shumë ndryshe. Nuk do toleroni, por do mundoheni njëherë e mirë të sqaroni gjithçka në moment.

Ujori

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, gjatë së cilës do të mund të merrni frymë, pas tensioneve dhe debateve që keni pasur me dikë. Tashmë gjërat do të ecin më mirë, ku ju do të ndiheni më të vendosur për të marrë rezultatet që i keni vendosur vetes synim. Sa i përket jetës sentimentale çdo gjë do të shkojë mirë, atmosfera që do të krijoni me partnerin nuk do ti lerë vend debateve.

Peshqit

Kjo e mërkurë do të jetë vetëm për beqarët. Planetët do t’ju favorizojnë shumë sot, disa njohje të reja do t’ju bëjnë të filloni të ëndërroni përsëri. Do të vijë dikush që do ju mësojë se jo çdo gjë është ashtu si duket. Për ata që janë në një marrëdhënie, ujërat janë të qeta dhe nuk do të ketë ndonjë trazirë. Disa probleme të vogla do të keni me financat, por që me punë dhe pozitivitet do i kaloni.