Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Homazhe për Eliot Engel/ Kuvendi i Kosovës nderon mikun e madh në Kongresin Amerikan

schedule17:39 - 24 Prill, 2026

schedule 17:39 - 24 Prill, 2026

Nderim për figurën e Eliot Engel dhe ndihmën që ai i dha Kosovës në luftë dhe paqe.

Kuvendi në Prishtinë me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbajti një seancë përkujtimore për Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Perfaqësuesve të SHBA-ve dhe njeriut “profet” që paralajmëroi sulmet e NATO-s mbi Serbinë.

Engel ndërroi jetë më 10 prill në moshën 79 vjeçare.



Pranë portretit të ti, të vendosur ngjitur me foltoren e Kuvendit, sjellë në sallë nga deputeti Besnik Tahiri, ai tha se mirënjohja për miqtë që na kanë ndihmuar është një nga virtytet më të mira që kemi, duke falenderuar Engel si politikanin që u bë më shqiptar se shqiptarët…

Kryeministri Albin Kurti e kujtoi si zërin e Kosovës kur ajo kishte më shumë nevojë, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, si njeriun që la gjurmë të pashlyera në historinë e Kosovës.

Kosova i ka vënë emrin një autostradë në nder të Engelit dhe madje ka lëshuar një pullë postare me imazhin e tij.

Ngjarje të tilla kujtojnë edhe njeherë sa e lidhur është historia e Kosovës me SHBA-të dhe sa të rëndësishme janë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!