Holanda konfirmoi forcën e saj në “Botërorin 2026”, duke mbyllur me fitore dhe në vendin e parë Grupin F. “Tulipanët” morën biletën për në fazën tjetër të turneut pasi kaluan 3-1 Tunizinë, në një sfidë të zgjidhur shumë shpejt.
Pa u plotësuar tre minutat e para, skuadra e drejtuar nga Roland Koeman gjeti epërsinë, ndërsa për këtë kishte ndihmën e rivalëve, pasi Skhiri dërgoi topin në portën e tij.
Holandezët vranë garën pas vetëm katër minutave të tjera lojë. Në të shtatën, shënuesi më i mirë i skuadrës “Oranje”, Brobbey dyfishoi diferencën në rezultat.
Për sulmuesi kjo ishte rrjeta e tretë në këtë Kupë Bote, duke iu bashkuar “bomberave” të tjerë të turneut. Kaq për pjesën e parë, pasi Holanda nuk arriti të shfytëzojë si duhet dominimin dhe rastet e tjerë të shumtë deri në pushimin e sfidës.
Ky shpërdorim rrezikoi të prishte planet e Koeman dhe të besuarve të tij. Me rinisjen e ndeshjes, Tunizia u kthye në lojë me golin e Mstouri në minutën e 54-rt. Por shpresat e afrikano jugorëve zgjatën shumë pak.Vetëm tetë minuta më pas, Van Hecke shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për Holandën.
Realizimi i mbrojtësit vulosi përfundimisht fatin e sfidës dhe fitoren e “Tulipanëve” që pavarësisht kuotave të ulëta që kanë mes favoritëve në dy ndeshjet e fundit kanë treguar se mund t’i shkojnë deri në fund Kupës së Botës. Por për këtë, skuadra e Koeman duhet të përballet menjëherë me një pengesë të vështirë, pasi në raundin e parë me eliminim direk do të përballet më 30 qershor kundër një rivali të fortë siç është Maroku./abcnews.al



