Historike, Vllaznia skuadra e parë fituese në “Arena Kombëtare”

schedule21:00 - 10 Nëntor, 2019

schedule 21:00 - 10 Nëntor, 2019

Vllaznia femra është ekipi i parë triumfues në stadiumin e ri kombëtar, “Arena Kombëtare”. Vajzat shkodrane triumfuan 2-0 përballë rivaleve të Apolonisë, falë golave të Bajraktarit dhe Lufos.

Ndeshja nisi e qetë mes dy skuadrave, megjithatë rastet nuk munguan. Vllaznia tregoi dominimin e saj edhe në këtë takim, por pjesa e parë u mbyll e barabartë pa gola.

Në të dytën, Vllaznia shënoi dy gola të shpejtë për të marrë fitoren. Ishte Bajraktari në minutën e 75-të që shënoi golin e parë për Vllazninë dhe golin e parë në “Arenën Kombëtare”, ndërsa dy minuta më vonë, Lufo vendosi rezultatin final të sfidës në 2-0./abcnews.al

Ndeshje testuese (Arena Kombëtare)

Vllaznia – Apolonia   2-0
Bajraktari 75′, Lufo 77′