Historia prekëse e studentes, udhëtoi 8 orë për të mësuar fatin e familjarëve, 20 të afërm i kishte humbur nga tërmeti

schedule08:36 - 9 Shkurt, 2023

schedule 08:36 - 9 Shkurt, 2023

Të shumta janë historitë prekëse njerëzore nga Turqia dhe Siria pasi u goditën nga dy tërmete që u kanë marrë jetën më shumë se 16 mijë personave. Studentja e mjekësisë Aylin Pulat e cila pasi nuk mundi të komunikonte me anëtarët e familjes së saj, vendosi që të udhëtonte në vendin e ngjarjes për t’i kërkuar.

Ajo jeton në Mugla, më shumë se 1000 km larg nga shtëpia e saj e fëmijërisë në Adiyaman.

Pa asnjë lajm për fatin e familjes së saj, ajo udhëtoi katër orë me autobus, dy orë me avion dhe dy orë të tjera me makinë për të mbërritur në qytetin e saj të lindjes. Për fat të mirë, me të mbërritur mësoi që prindërit bashkë me motrat dhe vëllezërit i kishte gjallë. Por 20 të afërm të tjerë nuk ia kishin dalë.

“Kur i gjeta, të gjithë ishin të veshur me pizhame dhe kështu e kuptova që kishin dalë vetëm me rrobat e trupit.”

Ajo tha se mund të dëgjonte tinguj nga disa ndërtesa të shembura.

“Njerëzit thjesht presin të pafuqishëm për të arritur tek të dashurit e tyre nën rrënoja. Ne kemi nevojë për mbështetje këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!