Historia frymëzuese e logopedes, që kujdeset për fëmijët me aftësi ndryshe, mëson edhe taekwondo

schedule21:52 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 21:52 - 9 Dhjetor, 2020

Puntata e sotme e programit “E ardhmja është vajzë”, vuri përballë njëra tjetrës moderatoren Oriela Nebijaj dhe Ina Kërçikun, logopeden që kujdeset për fëmijët me aftësi të veçanta dhe vështirësi në të folur.

LEXO EDHE: “Nuk është e lehtë t’ja shesësh shpirtin shejtanit”, Ori Nebijaj rrëfen hapat në televizion dhe politikë

Ina tregoi se sa kënaqësi merr nga puna e saj dhe se sukses të vërtetë quan të bësh punën që do. Logopedia është një degë studimi që ndoshta nuk zgjidhet shumë nga të rinjtë për të studiuar por ata që e zgjedhin duhet ta bëjnë vertetë me dashuri dhe pasion e mesa duket Ina e bën më së miri këtë.

E pyetur nga moderatorja Ermira Çausholli se çfarë ndjesie i jep të punojë me fëmijë me aftësi ndryshe, Ina tha se është përgjegjësi shumë e madhe dhe ndjesi e veçantë:

Është përgjegjësi për ti mbrojtur por edhe dëshirë për ti nxitur që të jenë të pavarur. Duhet një ekuilibër midis a po i mbroj mjaftueshëm apo duhet t’i le edhe më të pavarur. Ndjenjë shumë e bukur që i ndihmoj të shprehen apo të jenë pjesë e një shoqërie e të ndiejnë dashurinë e shokëve, të integrohen.

Ina tregoi gjithashtu që është një profesion i vështirë por shumë i bukur edhe pse jo shumë i njohur në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!