Tashmë deputete në parlament, Arjan Konomi “i qan hallin” Ori Nebiajt

schedule11:12 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 11:12 - 3 Dhjetor, 2022

Nga java e ardhshme, moderatorja Ori Nebiaj do të jetë deputete në parlament. Kjo ka bërë që ajo të mbyllë eksperiencat e saj në televizion.

Së fundmi, Ori ka qenë e angazhuar në emisionin “Përputhen”, të cilin e ka mbyllur dje.

“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, reagimet kanë qenë të shumta, mes të cilëve edhe opionionisti, Arjan Konomi. Ai ka postuar në Instagram disa foto me Orin dhe i ka uruar suksese. Megjithatë, nuk kanë munguar as këshillat për detyrën e re që tashmë ajo ka marrë.

“Ishte nje pervoje e bukur te punoje me ty @ori_nebijaj
Shume suksese ne karrieren tende te re! Jam i sigurt se ke per te qene nje ze i forte ne parlamentin tone, ne kete politike te mbrapshte qe ka nevoje per ty e per njerez me ndershmerine, kurajon dhe pergatitjen tende! …dhe pse ta qaj hallin me ke do kesh te besh !!!”, ka shkruar Konomi./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)