Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Historia e pazakontë e njeriut që u miqësua me një oktapod

schedule15:32 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:32 - 22 Shtator, 2020

Fotot dhe video frymëzuese të miqësive të pazakonta të kafshëve janë të shumta, por “My Octopus Teacher” është diçka shumë ndryshe. Një dokumentar që tregon rrugëtimin e Craig Foster në ujërat e ftohta në skajin jugor të Afrikës, të cilit i tërhoqi vëmendjen një oktapod, që u bë udhëzuesi i tij në një botë nënujore më ekstreme se trillimet tona shkencore.

I magjepsur vendosi ta ndiqte krijesën, duke u përpjekur t’i tregonte se nuk ishte një grabitqar dhe pas disa javësh që i shmangej, Foster arriti të kapte momente të jetës së këtij oktapodi pasi e vizitoi atë çdo ditë derisa të ndihej rehat duke luajtur me të, shkruan abcnews.al.



“Nëse fitoni besimin e asaj kafshe për një periudhë disa mujore, do t’ju injorojë për disa kohë dhe më pas do t’ju lejojë të futeni brenda botës së saj të fshehtë”, thotë Foster për CNN. “Oktapodi më tregoi shumë sjellje që ishin krejt të reja për shkencën, sepse kjo kafshë më besoi mua,” shton ai.

Foster ka kaluar dhjetë vitet e fundit duke u zhytur në një pyll leshterikësh në Oqeanin Atlantik në brigjet perëndimore të Afrikës së Jugut, ku temperaturat e ujit mund të ulen deri në 8 gradë Celsius. I njohur si “Kepi i Stuhive”, ai e përshkruan këtë copë toke të oqeanit si “bregu më i pabesë në botë”. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!