Historia e një gruaje/ Elida, mes varfërisë, sakrificës dhe humanizmit të bamirësve

schedule15:27 - 26 Nëntor, 2023

schedule 15:27 - 26 Nëntor, 2023

Elida është 60 vjeç dhe vjen çdo ditë pranë një qendre fetare për të marrë bukët e përditshme. Historia e saj nuk është tipike e një gruaje të varfër, por e mbushur plot me sfida të paimagjinueshme. Jeta e saj ishte krejt normale 14 vite më parë, por me fatin nuk ka kompromis. 5 shkurtin e 2009 zbulon se vajza e saj ishte e prekur nga epilepsia.

Dy javë pas këtij lajmi të trishtë, kunati i saj i alkoolizuar i vë zjarrin banesës ku jetonte, duke i shkatërruar kursimet e një jete.

Lotët nuk i shmang dot kur flet për motrën e saj, e cila ka qenë ndihmesa më e madhe.

Sfidat nuk marrin fund për Elidën pasi 10 vite më parë ajo humbi 100% dëgjimin.

Megjithatë pavarësisht se ajo dhe bashkëshorti punojnë, ende kanë nevojë që të ndërtojnë banesën. Por ajo ka vendosur që paratë e ushqimit t’i kursejë, duke e marrë falas në qendrën fetare.

Pavarësisht vuajtjeve të shumta virtytet nuk i ka harruar. Mirënjohja e saj është e madhe, edhe për bukën që merr çdo ditë./abcnews.al