“Histori suksesi”, SHBA: Po ndërtojmë të ardhmen e gjyqësorit në Shqipëri

schedule18:21 - 16 Prill, 2021

schedule 18:21 - 16 Prill, 2021

Me pamjet e godinës së re të Shkollës së Magjistraturës, ambasada e SHBA-së në Tiranë shpreh krenarinë për ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri.

“Shkolla e Magjistraturës në Shqipëri po sjell ndryshim për të sotmen dhe për të ardhmen; arsimi është themeli për ndryshime të qëndrueshme.

Mbështetja e SHBA-së për Shkollën e Magjistraturës të Shqipërisë përmes USAID/Albania ka mundësuar që institucioni të udhëheqë për sa i përket mënyrës se si gjyqtarët, prokurorët dhe personeli administrativ trajnohen dhe ecin përpara profesionalisht.

 

Shkolla e Magjistraturës e Shqipërisë aktualisht ofron kurrikulën më të plotë të trajnimit në rajon dhe ne jemi krenar që jemi partnerë në ndërtimin e së ardhmes së gjyqësorit në Shqipëri” shkruan ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale duke e shoqëruar me pamjet e shkollës.

Arben Rakipi, drejtor ekzekutiv i Shkollës së Magjistraturës shprehet se “në shkollë opinioni i përgjithshëm ka qenë që shkolla është një histori suksesi” tha ai./ db/ Abcnews.al