Këtë 7 Mars në gjimnazin “Said Najdeni” në Dibër nuk është festuar. Maturantët kanë protestuar duke bojkotuar mësimin. Shkak për protestën, e cila ka nisur prej dy ditësh, është bërë largimi pa arsye i mësueses së Anglishtes. Për ta kjo mësuese njihet për integritet të lartë moral dhe profesional dhe e përkushtuar në profesionin e saj. Maturantët kanë kërkuar shpjegim nga Drejtoria Arsimore për këtë largim të pamotivuar, por askush nuk i ka përfillur. Ndërkohë ata tregojnë se prindërit e tyre janë kërcënuar me telefonata nga mësuesit e tjetë të shkollës, për shkak të bojkotit që i është bërë mësimit. Gjatë protestës Drejtoria e Shkollës, urdhëroi rojet të largojnë me forcë nxënësit. /abcnews.al
Hiqet mësuesja e anglishtes, maturantët në Dibër protestojnë
schedule11:15 - 7 Mars, 2019
schedule 11:15 - 7 Mars, 2019