“Hip se të vrava zbrit se të vrava”, Rama: Nëse do ikte virusi, do ikja nga politika

schedule20:17 - 30 Prill, 2020

schedule 20:17 - 30 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar më qytetarët në një video mesazh në rrjetin social “Facebook”, duke i kthyer përgjigje zërave kritik që vijnë si pasojë e masave të vendosura për koronavirusin. Masat e marrë për parandalimin  e përhapjes së COVID-19  kanë dhënë efekte pozitive sipas kryeministrit Rama.

Gjithashtu Rama ka komentuar kritikat e shumta për masat e vendosura duke u shprehur se kritikat e vazhdueshme janë të pabaza, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të viktimave.

Lexo edhe:Kam marrë vendime të vështira”, Rama për krizën e Covid-19: Periudha më e vështirë e jetës time politike

Rama theksoi se rezultatet e “luftës” ndaj pandemisë janë pozitive.

“E kam pasur bindjes gjithmonë që së bashku do ja dalim bashkë. Lexoj shqetësime reale qe përpiqem ti adresoj dhe padyshim lexoj edhe dokrra. Fyerjet dhe akuzat i kam ditur që do të shtohen, ju kam thënë më bini mua sa të doni por mos luani me zjarrin. Ndërkohë që po hapim çdo ditë e më shumë është shqetësuese se po flitet pa lidhje. E keni  me mua s’ka asnjë problem, ku lidhen gjithë ato fjalë pa lidhje me rezultatin që kemi arritur deri këtu? Shqipëria me vendin më të ulët të përdorimit të respiratorëve.

Si mendoni ju që shani dhe mallkoni, si kemi arritur deri këtu me këto masa?

Mendoni se Covidi i ka marrë më të mirë shqiptarët se janë trima dhe ta japin në lule të ballit po u dole përballë?

Jo more miq, janë falë masave të marra, janë falë atyre njerëzve që kanë mbështetur plotësisht strategjinë e ndjekur.

Hip se të vrava zbrit se të vrava… a thua se i ka futur njeri me zor në faqen time të “Facebook”. Unë këtu jam për të komunikuar me ju për çdo lloj gjëje. Jeni në vete apo jo? Jeni në vete apo i keni lëshuar pëllumbat?

Miq ne nuk kemi ardhur kot deri këtu, dhe nëse i kemi shumë mirë 3 rezultatet e deritanishme kjo s’duhet të na bëjë të harrojmë se ai ar,miku i padukshëm nuk ka ikur, virusi është rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. E dini që e kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera? E dini që në Itali nuk lëvizet dot nga një prefekturë në tjetrën?

Kam folur me kryeministrin e Danimarkës dhe prapë edhe atje është e njëjta dilemë dhe e njëjta vështirësi në raport me vendimmarrjen. Përgjegjësinë e mbajmë ne liderët po ndodhi gjë. Ministrja e Shëndetësisë iu informoi për masat lehtësuese sot. Nëse do ikte virusi, do ikja nga politika. Do ti sqarojmë dhe do ti ri sqarojmë në vijim, por ju lutem këtu nuk luhet me zjarrin, këtu nuk vihen baste. Nëse nuk jeni ju roje të shëndetit tuaj dhe familjes tuaj nuk ka asnjë tjetër që ju ruan”, tha Rama./abcnews..al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!