Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hidhte ilaç në kapuçinon e koleges për t’i zënë vendin e punës, arrestohet 53-vjeçarja

schedule14:57 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:57 - 14 Tetor, 2020

Një grua ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një plani djallëzor që kishte ideuar kundrejt koleges së saj të punës. 53-vjeçarja punonte në një kompani sigurimesh, e cila për shkak të vështirësive ekonomike kishte njoftuar shkurtimin e stafit.

53-vjeçarja e cila u dënua me 4 vite burg hidhte në kapuçinon e koleges së saj anksiolitikë, në mënyrë që kjo e fundit të ndërmerrte veprime të gabuara dhe të siguronte vendin e saj të punës.

Viktima filloi të ndiente përgjumje, reflekse të ngadalësuara dhe një sërë simptomash të tjera.



Dyshimet lindën kur gruaja vuri re se ndihej mirë kur ishte në shtëpi, dhe bëhej keq pas mëngjeseve që kalonte në zyrë.

Pas dyshimeve, viktima e helmimit kërkoi ndihmën e policisë, e cila arriti të zbulojë momentin kur gruaja hidhte ilaçin në pijen e koleges. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!