Hidhet shorti i Botërorit të Klubeve, Al-Ittihad i shpëton përplasjes me “gjigandët” evropianë

schedule15:28 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 6 Shtator, 2023

Pas oraganizimit perfekt të Kupës së Botës në Katar, FIFA i ka besuar një tjetër event madhor të botës së futbollit, Linjdes së Mesme, teksa këtë të mërkurë organi më i lartë i futbollit në botë, ka hedhur shortin e Kupës së Botës për Klube event ky që do të mbahet mes 12-23 dhjetorit, në qytetin e Xhedahut, në Arabinë Saudite.

Përsa i përket klubeve evropiane, UEFA do të përfaqësohet nga “qytetarët” e Manchester City, të cilët janë padyshim pretendentët kryesorë të këtij trofeu, ndërsa klubet e Amerikës së Jugut ende nuk e kanë zgjedhur përfaqësuesen e saj, teksa fillimisht nevojitet të përfundojë Copa Libertadores, me skuadrat e Fluminense, Internacional, Boca Juniors e Palmeiras, që kanë arritur fazën gjysmë-finale të kompeticionit.

Përsa i përket klubeve të tjera, “fati” ka qenë në krahun e skuadrë së Karim Benzema, Al-Ittihad, të cilët fillimisht do të përballen me skuadrën nga Zelanda e Re, Auckland City e në rast kualifikimi do të ndeshen me egjiptianët e Al-Ahly.

Ndërsa, në krahun tjetër të shortit kampionët e CONCACAF ose të thënë ndryshe të Amerikës Veriore e Qëndrore, Club Leon do të përballen me kampionët e Azisë, japonezët e Urawa Reds. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!