Një qen në Kinë ka pritur në një urë për katër ditë, pasi pa pronarin e tij duke u hedhur në lumë. Imazhet tregojnë qenin të ulur në trotuarin e Urës Yangtze në Wuhan të provincës Hubei, ku pronari i saj raportohet se është hedhur.
Një banor i zonës që synonte të adoptonte qenin u përpoq ta merrte, por arriti të largohej kur ai po tentonte ta fuste në makinë. Vullnetarët vendas thanë se po kërkojnë kafshën me shpresën se do të gjejnë një shtëpi të re për të.

“Ne ende shpresojmë të gjejmë një pronar të ri për qenin. Ne mendojmë se është shumë e trishtueshme që një qen i tillë besnik të endet në rrugë”, tha Z. Du, drejtor i Shoqatës së Mbrojtjes së Kafshëve. /abcnews.al


