Hetim gjyqtarit Thanza për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit

schedule12:52 - 11 Korrik, 2018

schedule 12:52 - 11 Korrik, 2018

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili rezultoi të ketë falsifikuar formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin për vjedhje në Itali.

Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet dhe po vlerëson materialet dhe dokumentacionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Admir Thanza për shkelje të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Administrimi i materialeve për hetimin kryesisht, për fshehje apo deklarim të rremë filloi pasi Prokuroria e Përgjithshme u njoh me deklaratat e gjyqtarit Admir Thanza në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se pas administrimit të materialeve nga KPK dhe ILDKPI do të procedohet për vlerësim në Prokurorinë përkatëse./abcnews.al