Heqja e vizave, Fuga: Holanda s’ka argument

schedule19:40 - 16 Prill, 2019

schedule 19:40 - 16 Prill, 2019

Parlamenti Holandës miratoi mocionin e pranuar në emër të 5 grupeve Parlamentare për të anuluar udhëtimin pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen. Për akademikun Artan Fuga ky është një vendim i cili nuk është i mbështetur në një argument të mirëfilltë. Sipas tij BE nuk mund të mbështet vetëm në një vendim të një shteti. Më tej ai tha se ky është një sinjal për të ardhmen e Shqipërisë në BE, ku Fuga thotë se është shumë skeptik.

Mirela Milori: Si e shikoni këtë moment?

Artan Fuga: E shikoj me trishtim dhe kam prirjen si shqiptar të mos pranoj argumentin. Që nëse ka banda grupe kriminel, keqbërës, që mund të jenë me këtë origjinë apo me atë origjinë në logjikën time dhe në kulturën time juridike unë në nuk mund të penalizoj një etni, një komb. Sepse nisur nga disa grupe të penalizosh një komb unë e konsideroj bë kundërshtim me kulturën mbi të cilën është ngritur BE. Pra nga pikëpamja e argumentit mua nuk më ngjit.

Por ka një gjë se ky është një sinjal që sot mund të jetë për këtë agrumet dhe nesër mund të jetë për argumentin që ka shumë emigrantë klandestinë. Ky është një sinjal që tregon edhe për zgjedhjet që po bëhen tani për Parlamentin Evropian dhe ka shumë forca nacionaliste që janë kundër zgjerimit. Nuk e di se çfarë qëndrimi do mbajë  PE dhe ka të bëjë shumë për qëndrimin që do te jepet për hapjen e negociatave. Por për momentin nuk do ketë ndonjë impakt pasi qytetarët shqiptarë në Holandë janë të kufizuar. Nuk është Londra, Berlini, Italia apo Athina ku ka më shumë shqiptarë. E dyta është precedenti që krijohet. Por unë mendoj se BE merr një vendim që është global dhe nuk është e mundur që të kontrollojë shteti holandez rrugët e qarkullimit për të vënë barriera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!