Helena Kadare mesazh të rinjve: Vaksinohuni, çfarë na duhet jeta pa nipërit dhe mbesat tona

schedule08:49 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:49 - 25 Tetor, 2021

Shkrimtarja Helena Kadare ka përcjellë një mesazh sensibilizim për marrjen e vaksinës.

Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo shprehet se e ka të pamundur të gjejë logjikën e refuzimit të vaksinës nga ana e të rinjve.

Sipas saj, refuzimi i vaksinës është njësoj si t’i thuash jetës “Jo” në favor të mos qenies.

“Ne të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej të rinjve. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e saj. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!