Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë para trupës gjykuese në Hagë, ndërsa mbi të rëndojnë 6 akuza.
Ish-Presidenti Thaçi akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
I pyetur nëse është njohur me aktakuzat, Thaçi tha se i hedh poshtë të gjitha. “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, deklaroi ai.
Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit menjëherë pasi i është konfirmuar aktakuza. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.
Më herët ditën e sotme para trupës gjykuese në Hagë u paraqit ish kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili tha se nuk është fajtor dhe kjo që po ndodh është padrejtësi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. g.v/abcnews.al