Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.
Hasani i ka shprehur urime dhe mbështetje në detyrën e tij të ri, gjatë këtyre kohëve sfiduese. Ndër të tjera ministri shprehet se ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Had a phone call today with my Ukrainian counterpart, @andrii_sybiha. I warmly congratulated him and expressed my full support as he steps into his role during these challenging times.
Reaffirmed Albania’s unwavering commitment to Ukraine’s territorial integrity, sovereignty,… pic.twitter.com/9d1LndLnFq
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 10, 2024
“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese.
Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.”, shkruan Hasani në rrjetet sociale.
/abcnews.al