Harxhi: Basha nuk krijon besim tek demokratët

schedule20:17 - 23 Nëntor, 2018

schedule 20:17 - 23 Nëntor, 2018

E ftuar në “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Edit Harxhi. Një diskutim i zhvilluar për protestën e banorëve të Unazës së Re, çështjeve të ndryshme të problemeve brenda opozitës dhe temave më të nxehta politike në vend.

Fillimisht Harxhi dha opinion e saj për protesten për protestuesit ne Unazës së Re dhe shqetësimin e saj për përdorimin e mëvonshëm të kësaj hapësirë banimi.

“Unë bashkohem plotësisht me dhimbjen dhe protestën e tyre. Më duket shumë e dhimbshme dhe karakteri social i protestës. Për këtë fajsoj shtetin nuk fajsoj banorët. Në radhë të parë shteti, sepse nuk ka bllokuar dhe nuk ka sanksionuar ndërtimin në këto zona. Ajo që më shqetëson është për çfarë do të përdoret kjo hapësirë, për të ndërtuar rrugë apo për të ndërtuar sheshe të reja ndërtimi. Në protestën e djeshme unë dënoj dhunën ndaj qytetarëve dhe ndaj asaj zonje që ishte në detyrë.”

Ajo rrëfeu dhe mendimin e saj për rolin e opozitës në këtë protestë dhe nëse po përdoret kjo situatë.

“Unë shoh që ka një aktivizën ndaj anëtarëve të ndryshëm të opozitës. Nuk shoh opozitë të bashkuar në këtë protestë. Shoh një lloj aktivizimi të deputetëve . Unë uroj dhe shpresoj që kjo protestë të mos shuhet.”

Gjithashtu u bë e mundur dhe një lidhje e drejtpërdrejtë nga ceremonia e betimit tek presidenti i ministrit të Brendshëm Sandër Leshi dhe mungesës së kryeministrit në këtë ceremoni.

“Është turp ti thuash ndërkombëtarëve sot që dy ministra të Brendshëm në një hark kohor kaq të shkurtër janë ndërruar. Ceremeoni e shkurtër, formale e ftohtë, korrekte. Pa asnjë lloj emocioni, nuk shihja ndonjë gjë të shprehur as nga presdenti. Mungesa e kryeministrit tregon shkarjen e madhe politike që ka Shqipëria sot. Pasi dimë debatin e fortë të vendosjes së Lleshajt. Por i shërbeu Shqipërisë sepse krijoi dy pole debati”.

E pyetur nga gazetarja Milori për problemet që kanë ndërmjet opozitës dhe se çfarë kërkojnë nga Z.Basha, ajo dha këtë përgjigje:

“Ne kemi qenë aktivë për të dhënë kontributin në demokratizimin e PD, prandaj e quaj fyerje që nuk jam ftuar në grupet e punës së PD.
PD nuk ka bërë asnjë denoncim në KQZ për vjedhjen e votave. Mendoj që një pjesë shumë e madhe e votuesve nuk kanë shprehur vullnetin e tyre. PD nuk e ka denoncuar vjedhjen e 230 mijë votave. Apo funksionon PD? Partia Demokratike është një instuticion që në aspektin teknik funksionon, por në aspektin politik nuk funksionon. Mendoj që PD duhet të ishte më e fortë. Është kryetari i partisë që ka projektuar modelin aktual. Dhe statuti përfundimtar nuk është zbatuar siç duhet. Kjo është një parti që duhet tu përngjajë simotrave europiane. E kam me z.Basha si drejtues.”

Harxhi tregoi dhe për shkeljet që, sipas saj, Lulzim Basha ka bërë dhe se demokratët e thjeshtë nuk kanë më besim tek ai.

“PD sot është peng i qeverisë aktuale nqs Basha nuk denoncon marrëveshjen e 17 majit. Le të dalë dhe të thotë Basha për çfarë e ka mashtruar Rama. A mendon që ata protestuesit mendojnë se një opozitë e ardhshme do tu japë shprese? Jam e sigurt që çdo parti nuk drejtohet për një lider të vetëm, por i shërben interesit publik. Nuk mund të krijojë dikush një parti për veten e tij. Nqs nuk denoncohet marrëveshja e 17 majit, Basha nuk do të krijojë besim tek demokratët.”

Harxhi gjithashtu tha se PD nuk ka forume për të kërkuar sqarime dhe pozicionin e Berishës në partinë aktuale.

“Kryetari nuk ka forume nuk mbledh kryesinë e partisë dhe këshillin kombëtar po shkon mbledh direkt kuvendin. Pse gjithë kjo shpejtësi kaq e madhë për të bërë kuvendin zgjedhor të PD? Berisha nuk merr pjesë në ristrukturimin e PD. Nuk mund t’ju them komunikimin e tyre për drejtimin e partisë. Është krijuar një ide sikur ky grup oponence në PD i bien më shumë kryetarit të partisë se sa qeverisë. Unë mendoj që ata mundohen ta përdorin këtë. E keqja më e madhe në këtë vend është qeverisja aktuale. Por mendoj që janë në bashkëpunim. Besoj se çështja e këtij sistemi të krijuar është i shtrirë në të dyja partitë politike. PD është kthyer në një pseudoelitë. Në jemi të mbledhur dhe të strukturuar në do të shkojmë në kongres dhe do të kërkojmë të drejtën e fjalës. Nëse do të na jepet do të flasim një grup i përcaktuar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë largimin nga kryetar partie të zotit Basha. Nëse kjo nuk ndodh atëhere do të shohim zgjidhjen tonë e cila do të jetë pas zgjedhjeve lokale. Unë mendoj se Basha po shkon drejt një acarimi të situatës për të shkuar në një tjetër çadër të tij.”

Së fundim ajo tregoi se mendon që Basha nuk dëshiron të shkojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë mendoj se Basha nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje. Jo sepse PS është me e fortë, por sepse Basha nuk krijon besim tek shqiptarët. Me situatën aktuale të brendshme në PD natyrisht që e shoh të pamundur që PD të rikapitalozojë votat që prej 2013-s e më pas. Përsëri mendoj që Basha dëshiron të hyjë në këtë zgjedhje. Ndoshta një çadër e re na pret e një modeli tjetër. Ne si një lëvizje e fortë për shpëtimin e PD do të vazhdojmë të jemi aty”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!