HARTA/ Betejë për jetë a vdekje, pse ka rendësi Mariupoli për Putinin

schedule12:27 - 6 Maj, 2022

schedule 12:27 - 6 Maj, 2022

Putini kërkon marrjen me çdo çmim të xhepit të vetëm që ka mbetur pa pushtuar në Mariupol. Mediat e huaja raportojnë se atij i duhet fitorja deri në 9 Maj, Ditën e Fitores ndaj Nazizmit.

Por, pse i duhet Rusisë Mariupol dhe çfarë rendësie strategjike ka ai?

Mariupol është një port i rëndësishëm strategjik në Detin Azov, pjesë e Detit të Zi.

Marrja e kontrollit të plotë të qytetit e bën Rusinë të ketë kontrollin e një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore, raporton abcnews.al.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur tashmë fitoren në Mariupol, por rezistenca e Ukrainës mbetet në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal.

Nëse Rusia merr kontrollin e plotë të Mariupolit, ajo do të sigurojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe Donbasit, duke lejuar që burimet të ridrejtohen në frontet e tjera ruse në Ukrainë. /abcnews.al