Haradinaj: Qeveria e re bëhet realitet brenda një javë

schedule17:06 - 23 Prill, 2020

schedule 17:06 - 23 Prill, 2020

Kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj bnë deklaratën e tij para mediave ëhstë shprehur se krijimi i qeverisë së re mund të përfundojë brenda një jave.

Haradinaj ka thënë se fillimisht mandatari duhet t’i konsultojë partitë tjera, nga ku më pas duhet të arrihet marrëveshja.

Sipas kreut të AAK-së të gjithë procedurat paraprake për këtë proces mund të marrin vetëm një javë kohë.

“Taktika është kështu: Mandatari i konsulton partitë tjera. Pasi që arrin një marrëveshje, e formëson atë edhe i thërret të tjerët ta nënshkruajnë. Kjo shkon në disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për postin e presidentit dhe mundësisë që të jetë arritur ndonjë marrëveshje për të, përderisa ka thënë se nuk është diskutuar për një gjë të tillë.

“Askush nuk ka bisedu as për cfarëdo posti. Kam deklaru që nuk marr ndonjë post ekzekutiv. Qëllimin e kam për një kohë me iu kthy partisë. Mundësia më e mirë ndoshta do të ishte që mundësia të zgjidhej nga populli”, është shprehur ndër të tjera  ai. /abcnews.al