Haradinaj: Marrëveshja me LDK-në është mbyllur

schedule16:32 - 5 Maj, 2020

schedule 16:32 - 5 Maj, 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të martë është shprehur se marrëveshja me LDK-në për Qeverinë e re ka përfunduar dhe se nuk ka mbetur që të diskutohet asnjë detaj tjetër.

“Dihet që deri tash janë arritur marrëveshjet dhe ka një dakordim për programin qeverisës, pra nuk ka ndonjë aspekt që ka mbetur i hapur në atë marrëveshje”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj ka komentuar dhe vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani, ku është shprehur se kjo është tragjike, duke shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Është e dhimbshme, i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që kanë ndi dhimbje”, tha Haradinaj.

Gjithashtu, Haradinaj ka bërë dhe homazhe te Obelisku i Dëshmorëve në Pejë. Nga aty, Haradinaj ka thënë se e ka për nderë të qëndrojë pranë atyre që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit./abcnews.al