Haradinaj dhe Meta në Durrës: Kosova s’do të kursejë asgjë që të jemi bashkë

schedule13:50 / 29/11/2019

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar në Durrës me banorët e prekur nga tërmeti. Kryeministri në detyrë i Kosovës u prit nga kreu i shtetit shqiptar dhe jo nga homologu i tij Edi Rama. Në një deklaratë për mediat Haradinaj tha së Kosova nuk do të kursejë asgjë për të qenë bashkë me shqiptarët në këtë situatë.

“Është me rëndësi që të gjithë në Kosovë janë bashkë me të prekurit nga tërmeti. Krejt mekanizmat që ka Kosova i ka në dispozicion, koordinimi është i rëndësishëm. Nga Kosova nuk do kursejmë asgjë që të jemi bashkë”.

Kryeministri në detyrë tha se Kosova është në gatishmëri për strehimin e banorëve të prekur, por menaxhimi mbetet i vështirë.

“Kemi një numër qytetarësh që janë në Kosovë, një pjesë në familje private e hoteliere dhe një pjesë kampin ushtarak gjerman, që e kemi hapur për strehim dhe do të jemi në gatishmëri për më tutje. Çdo gjë shkon mirë, por  është vështirë me i menaxhuar kur vijnë individualisht ne kemi bërë apel që ndihmat të adresohen në një adresë”.

Nga ana e tij pPresidenti Meta falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe reagimin e menjëhershëm në përballimin e kësaj situate.

“Falënderoj shtetin, popullin dhe qeverinë e Kosovës  dhe ministrat, kruyeminstrin e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës që kanë shkëlqyer me reagimin menjëhershëm në përballimin e kësaj tragjedie. Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e pasojave të kësaj dhimbjeje dhe Zoti Kryeministër duhet të jeni krenarë për FSK dhe policinë e Kosovës e jam i sigurt që çdo vend i NATO-s do ishte krenar për atë që ata kanë shfaqur këto ditë”. /abcnews.al

schedule13:50 / 29/11/2019