Haradinaj akuza Ramës dhe Thaçit: Kanë punuar për ndarjen e Kosovës

schedule12:32 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:32 - 1 Nëntor, 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sërish  ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë- Serbi duke thënë se ai, së bashku me presidentin Thaçi dhe ambasadoren e Kosovës në Washington kanë punuar për ndarjen e Kosovës.

Në pyetjen e gazetarëve rreth debatit të mbrëmshëm në Këshill të Sigurimit të OKB-së të ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq me ambasadorjen e Kosovës në Washington Vlora Citaku, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj akuzoi këtë të fundit se bashkë me kryeministrin Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi kanë punuar për ndarje të Kosovës.

“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, qoftë Vlora, presidenti Thaci qoftë kryeministri Rama. Ky gabim nuk ua ndalon atyre në situata të tjera ti shërbejnë vendit për tema të tjera. Por po është e vërtetë kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të Kosovës në emër të shkëmbimit të territoreve“, tha Haradinaj.

Sipas tij angazhimet e tyre për këtë temë do të dalin në pah në të ardhmen.

“Krejt ekipa që e kanë përkrahur presidentin Thaci, kryeministrin Rama dhe presidentin Vuçiç gradualisht krejt do ti keni në media, në wekiliksa dhe në e-maila do ti gjeni angazhimet e tyre për këtë temë“.

Ka kohë që dy kryeministrat kanë përplasje verbale rreth cështjes së marrëveshjes finale Kosovë Serbi por që nga samiti I Berlinit këta të dy nuk kanë folur më asnjëherë mes vete./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!