Ish-Inspektori i përgjithshëm AKI, Shkëlzen Sopjani në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për hapjen e postës së Kosovës në veri. Gjatë kësaj interviste ai theksoi se është përdorur një retorikë populiste dhe se sipas tij prezenca e ministrave në hapjen e këtyre pikave nuk ishte e domosdoshme.
“Kemi parë një retorikë populiste. Nuk është e arsyeshme të jenë prezent dy ministra për hapjen e këtyre pikave. Prezenca e këtyre ministra lë të kuptohet se veriu po trajtohet në mënyrë të veçantë. Dhe nuk ka nevojë për pjesëmarrje të ministrave që të hapet një pikë e postës”, u shpreh ai, duke shtuar: “Problemi tek ura qëndron tek retorika populiste dhe kjo dihet se nxit tensione. Janë marrë veprime të jashtëzakonshme”.
Gjithashtu ai theksoi se vizitat e fundit të ndërkombëtarëve kanë treguar një shqetësim serioz. Veprimet e Kurtit kanë shqetësuar ndërkombëtarët, shtoi më tej Sopjani.
Më tej ish-Inspektori i përgjithshëm AKI, Sopjani u ndal edhe tek vizita e presidentit Francez, Emmanuel Macron në Serbi,
Ai tha se është një vizitë e rëndësishme dhe se pritet që të flitet edhe për asociacionin.
“Blerja e avionëve nga Serbia nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Serbia është një vend që nuk priret për paqe. Kemi parë që shpesh ka shkaktuar tensione, njësoj si edhe me Boshnjak, me shqiptarë. Pra gjithë rajoni në një formë ndihet i kërcënuar kur Serbia armatoset. Kemi parë që Kina është investitori më i madh në Serbi”, u shpreh ai.
Armatosja e Beogradit sipas tij nuk është një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor. Sopjani komentoi edhe vizitën e Thomas Goffus dhe Sarrazin në Kosovë, duke nënvizuar se veprimet e njëanshme të Kurtit kanë sjellë shqetësime dhe s
“Aktorët qeverisës duhet të jenë shumë të kujdesshëm me veprimet e tyre që ndërmarrin. Duhet të kuptojnë që për shkak të votave mund të ndërmerren veprime që mund të shkaktojnë tensione”, përfundoi Sopjani.
/abcnews.al/