Hapet Ura e Kukësit/ Një nga veprat më të rëndësishme infrastruktore

schedule13:34 - 4 Nëntor, 2024

schedule 13:34 - 4 Nëntor, 2024

Hapet për qarkullimin  e mjeteve Ura e Madhe  e Kukësit e cila bashkon brigjet e Drinit me Rrugën e Kombit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja njëherësh ministre e infrasrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar  projektin ndërsa e cilësuan atë një vepër të rëndësishme infrastrukturore. Ndërtimi i Urës  ka kushtuar rreth 40 milionë euro përfshirë edhe dy rrugët e aksesit, të hyrjes e të daljes.

Ministrja Balluku teksa theksoi se gjatë viteve të mungesës së kësaj infrastrukturë, i gjithë trafiku kalonte në urën e vjetër të ndërtuar 45 vite më pare

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!