Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Hapet segmenti i zgjeruar Tiranë-Durrës/ I pranishëm Rama, së shpejti nis puna për vijimin e aksit drejt Durrësit

schedule11:22 - 28 Prill, 2026

schedule 11:22 - 28 Prill, 2026

TIRANË– Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës është hapur plotësisht deri te mbikalimi i Rinasit. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe kreu i ARRSH, Ami Kozeli, panë nga afër ecurinë e punimeve.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Infrastrukturës konfirmoi se pritet të nisë puna për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si edhe për segmentet e Korridorit Blu, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier.



Më tej Karakaçi pohoi se shumë shpejt pritet dalja e fituesit të garës për segmentin Milot-Balldren, një arterie rrugore, e cila do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin për zonat e Lezhës dhe Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!