Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet pas 24 orësh rruga Gjirokastër-Tepelenë e Gjirokastër-Kakavijë

schedule08:27 - 10 Janar, 2019

schedule 08:27 - 10 Janar, 2019

Një situatë emergjence u raportua në Kolonje të Gjirokastrës, ku u kërkua ndihmë për një fëmije të sëmurë. Për shkak se autoambulanca nuk mundi të kalonte në terrenin me dëborë, në ndihmë të tij u nisën forcat zjarrfikëse, të cilat mundësuan nxjerrjen e fëmijës së sëmurë nga zona duke e transportuar në spital.

Situata nëpër fshatra është e njëjtë me një ditë më parë. Rrugët rurale janë të pakalueshme nga mjetet e vogla, por vetëm nga mjetet e reënda dhe me zinxhirë. Reshjet e borës në Qarkun e Gjirokastrës  kanë pushuar dhe kanë nisur reshjet e shiut.



Ndërsa pas 24 orësh u hap rruga Gjirokastër- Tepelenë, e cila u bllokua dje për shkak të reshjeve të dendura të borës. Edhe rruga drejt Kakavijës është e kalueshme pa probleme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!