Televizioni italian Rai 3 ka publikuar filmimet nga ajri të Guardia di Finanza në lidhje me mbjelljen e kanabisit në Shqipëri duke raportuar se kemi të bëjmë me një rritje të madhe me 12 herë krahasuar me vitet e mëparshme.
“Hapësira e mbjellë u rrit me 1 200 për qind“, raportoi Rai 3.
Në lidhje me këtë lajm të RAI 3 ka reaguar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale i cili e ka quajtur një turp gazetaresk lajmin e RAI 3.
Sipas Ramës lajmi i RAI 3 nuk ka asnjë lidhje me realitetin e monitoruar nga Guardia di Finanza.
“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”, shkruan Rama./abcnews.al
Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!
— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2020


