Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen aplikimet për skemën kombëtare për bujqësinë, përfshin 9 masa mbështetjeje dhe 3 masa investimi

schedule09:41 - 25 Maj, 2026

schedule 09:41 - 25 Maj, 2026

TIRANË- Fermerët shqiptarë mund të aplikojnë tashmë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, e cila parashikon financime dhe subvencione për sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë. Programi synon të mbështesë prodhimin vendas, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, sqaron se skema përfshin 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi.

Masat direkte të mbështetjes:



  • Tufa bazë e matrikulluar e gjedhit
  • Tufa bazë e matrikulluar e imtave
  • Mbarështimi i bletarisë
  • Tufa bazë e matrikulluar e dosave dhe/ose paradosave
  • Kontrolli biologjik i dëmtuesve në sera dhe tunele plastike
  • Fermat organike
  • Implementimi dhe certifikimi Global GAP
  • Mbështetja për sipërfaqet e mbjella
  • Ripopullimi i peshkimit në ujërat e brendshme

Masat e investimit:

  • Mbështetje për fermerët e rinj
  • Ndërtim dhe rikonstruksion stanesh
  • Pajisje, makineri dhe mjete për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

Aplikimi kryhet online përmes platformës zyrtare e-Albania.

Autoritetet bëjnë thirrje që fermerët dhe subjektet e interesuara të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara për të përfituar nga mbështetja financiare për vitin 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!