“Hana”, hiti i Gertës që bën ndryshimin nga këngët e tjera verore

schedule11:10 - 17 Korrik, 2020

schedule 11:10 - 17 Korrik, 2020

Këngëtarja Gerta Mahmutaj ka lançuar së fundmi këngën e saj më të re “Hana”.

E ftuar sot në ABC e Mëngjesit, ajo ka folur rreth këtij projekti dhe ka zbuluar disa të fshehta që askush nuk i dinte.

“Në fakt kur dëgjova demon, e shkruar nga partneri im mendova se një tekst i tillë i duhej dhe iu drejtova Rozana Radit, ia lash asaj në dorë. Kur më dërgoji teksin me mesazh thash po kjo është.

Ishte zgjedhja e Rozanës. Mua më pëlqeu që nuk do e luaja unë rolin e Hanës, por do të hyja në rolin e narratorit.  Edhe unë në një moment e kam ndjerë dashurinë prandaj mu përshtat”, tha Gerta.

Ndërkohë më tej, ajo tregoi edhe disa detaje për videoklipin, aktorë të të cilit janë vëllai i saj Klejti Mahmutaj dhe partnerja e tij Irisi.

“Aktorët janë vëllai im Klejti bashkë me partneren e tij. Vajza e ka emrin Iris dhe jo Hana, kur lexova tekstin më solli atë ndjenjën e dashurisë që ka Klejti dhe Irisi. Në ndryshim nga teksti që Hana nuk ia kthen partneri dashurinë, Klejti dhe Irisi ia kthejnë njëri-tjetrit”, shtoi këngëtarja. /abcnews.al