Halili: Na mungonte Batha, ndeshja kundër Bylisit nuk ka ndikuar aspak!

schedule23:05 - 6 Korrik, 2020

schedule 23:05 - 6 Korrik, 2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur për mediat e pranishme në stadium pas ndeshjes së humbur ndaj Kukësit 1-2. Në fjalën e tij, numri një i klubit bardheblu tha: “Fitoi Kukësi, ne vazhdojmë të ecim përpara. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë të ecim përpara dhe të shkojmë drejt objektivit që kemi thënë. Të them të drejtën, formacioni i parë në Ballsh nuk ka luajtur fare, plot 8 lojtarë që nuk luajtën.

Ne kemi qenë bashkë me ekipin këto ditë, premio nuk iu ka munguar. Një herë që nuk vendosëm premio në Durrës, e humbëm ndeshjen. Çdo gjë ka qenë mirë, nuk ka pasur as presion asnjë gjë tjetër. Unë nuk kam frikë, asgjë, kam skuadër shumë të mirë dhe kemi futbollistë që do të dinë ta nxjerrin rezultatin për të arritur tek objektivi. Kishim raste kundër Kukësit, raste të pastra, ju e patë vetë.

Edhe Kukësi pati disa raste në pjesën e dytë, mund të kishin shënuar më shumë gola. Unë nuk dua të justifikohem, kemi gjërat tona. Do të flasim ne si skuadër, na mungonte dhe Batha që është futbollist kryesor. Ky ishte fati, shpresojmë që të dalim me sukses javët e ardhshme”, u shpreh Halili./abcnews.al