Hakerat sulmojnë Realin, “i dëmtojnë” një futbollist ditën e ndeshjes

schedule11:58 - 16 Mars, 2021

schedule 11:58 - 16 Mars, 2021

Rodrygo nuk është i dëmtuar. Paraditen e sotme klubi madrilen publikoi në webin zyrtar lajmin se sulmuesi brazilian kishte një problem muskulor, që ishte zbuluar pas kontrolleve mjekësore të ditës së sotme.

Një lajm i çuditshëm në fakt, pasi një ditë më parë sulmuesi ishte përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për duelin e Champions League kundër Atalantës.

Për Zinedine Zidane do ishin dhimbje koke shtesë, duke pasur parasysh që për dëmtime në këtë ndeshje nuk janë as Hazard, Carvajal, Mariano dhe Odriozola, kurse Casemiro prej kartonëve të verdhë.

Gjithsesi lajmi për Rodrygo nuk është i vërtetë dhe Marca zbulon se hakerat kanë sulmuar faqen e Real Madrid dhe e kanë postuar lajmin për dëmtimin e sulmuesit, që më pas edhe është fshirë. /abcnews.al

 

faksimile e postimit ne webin e Realit pasi u fshi