Hajdari si Rama: Të hiqen koalicionet parazgjedhore, Basha i premtoi me zë dhe figurë

schedule12:24 - 11 Korrik, 2020

schedule 12:24 - 11 Korrik, 2020

Rudina Hajdari doli sot në një qëndrim me kryeministrin Edi Rama për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore, dy pika të cilat de facto i heqin mundësinë Partisë Demokratike të garojë në koalicion me LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një konferencë për mediat ajo nxori dy deklarata të Lulzim Bashës në vitin 2017 ku ky i fundit thoshte se duhen lista të hapura, dhe një tjetër ku premtonte se nuk do të garojë krah LSI në zgjedhjete ardhshme.

“Në zgjedhjet e 2017 ai i hoqi këto kolaicione. Dua të di pse ndryshohen këto mendime. Dua të jemi politikanë me koherencë.

Unë i them çdo demokrati që nuk do të qeverisim me LSI. I them çdo demokrati mos bëni gabim se ndryshe do dalim si baftjar. Kush është Baftjari sot sipas jush.

Këto janë premtimet e Bashës që janë bërë në 2017. Sot Basha qahet se i kanë hequr koalicionet. Ai nuk po e mban sot këtë premtim. Unë nuk dua të punoj për familjet e tyre por të garoj me një alternativë tjetër. Nuk do lejoj që pluralizmi të vdesë”, tha Hajdari.

Hajdari tha se tani po mendon për krijimin e një partie politike për të konkurruar në zgjedhjet e ardhshme. “Do kemi një moment që artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet për këdo që dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re”, u shpreh Hajdari.

Deputetja Hajdari i ka mëshuar hapjes së listave që në fillim të procesit të Reformës Zgjedhore, si një pikë e pa lidhur ngushtësisht e heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Pak ditë më parë ajo dhe disa deputetë të opozitës parlamentare mes tyre edhe Myslim Murrizi kërkuan disa ndryshime kushtetuese mes tyre edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore si kusht për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Kjo pikë gjeti menjëherë mbështetjen e mazhorancës. Në një deklaratë për media, kreu i qeverisë Edi Rama tha se kjo bëhet për arritur në dakordësinë e opozitës parlamentare për marrëveshjen e nënshkruar me atë jashtëparlamentare për miratimin e Kodit Zgjedhor.

LEXO EDHE: Listat e hapura pa koalicione, Basha: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit

Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë kërkuar votimin e Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit pa vonesa dhe pa kushte shtesë pasi kjo do të minonte rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE./abcnews.al